Transmetuar më 02-01-2017, 10:37

Prej 39 viktimave të sulmit të terrorit të ndërmarr ndaj një klubi nate në lagjen Ortakoj (Ortaköy) të Stambollit janë identifikuar 38 prej tyre.

Ministria turke e Drejtësisë deklaroi se pas autopsisë dhe punimeve për gjeten e identitetit në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë identifikuar dhe i janë dorëzuar familjarëve trupat e pajetë të 13 viktimave.

Nga këta, njëri ishte irakian, 11 turq dhe një me dyshtetësi, atë të Turqisë dhe Belgjikës.

Ndërkaq trupat e pajetë të 25 viktimave shtetas të huaj, identiteti i të cilëve është konfirmuar, do t’u dorëzohen familjarëve të tyre sot.

Bëhet e ditur se shtetasit e huaj janë nga Kanadaja, Arabia Saudite, Libani, Tunizia, India, Maroku, Jordania, Iraku, Kuvajti, Izraeli, Siria dhe Federata e Rusisë.

Ndërkaq përpjekjet për gjetjen e identitetit të një personi të vrarë në këtë sulm vazhdojnë ende.