Transmetuar më 01-01-2017, 21:21

Nata e ndërrimit të viteve ka qenë epilogu i jetës për tre persona të cilët u gjetën të vdekur dy në shtëpi dhe një i tretë në lokal.

Në rrugën “Siri Kodra”, në banesë ka vdekur shtetasi 49-vjeçar F.L.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Kurse po mbrëmë pak para ndërrimit të viteve, është dërguar në spitalin rajonal Lezhë, pa shenja jete, shtetasi P.M, 59 vjeç, banues në Kolsh.

Nga veprimet rezulton se vdekja është natyrale.

Në rrugën e “Kavajës”, tek një lokal pak orë para ndërrimit të viteve, ka vdekur shtetasi R.H, 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia tha se për të vdekurin në lokal materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Edhe dy rastet e tjera janë klasifikuar si vdekje të ardhura në mënyrë natyrale. /noa.al/