Transmetuar më 01-01-2017, 18:52

Pak orë pas sulmit të tmerrshëm në Reina club ku u vranë 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë nga plumbat e një agresori të veshur si babagjysh, Stambolli tronditet sërish.

Një person i armatosur ka hapur zjarr te një xhami në qytetin metropolitan turk, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në xhaminë Hasan Pasha në veri të Stambollit.

Dy persona janë plagosur rëndë si rezultat i këtij sulmi ende të paqartë me armë zjarri. /noa.al/