Transmetuar më 01-01-2017, 15:58
Publicitet

Studiuesit e Universitetit të Miçiganit zbuluan mënyrën për të krijuar energji duke përdorur lëvizjet njerëzore falë nanoteknologjisë.

Ata bënë një pajisje, e cila duket si shirit elastik filmi. Me ndihmën e nanogjeneratorit, shkencëtarët arritën të “drejtojnë” një ekran LCD me prekje, 20 LED ndriçuese dhe tastierë e përkulshme, pa përdorimin e baterisë.

“Së shpejti do të mund të nisemi për rrugë pa e mbushur telefonin një javë. Meqë pajisja do të mbushet me lëvizjet tona të përditshme”, tha Nelson Sepulved nga Departamenti për Elektronikë dhe Inxhinieri Kompjuterike.

Pajisja e plotë quhet nanogjenerator ferroelektrik i biopërshtatshëm (FENG), është e hollë sa një letër dhe mund t’i përshtatet shumë madhësive.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Nano Energy”, aparatura që mbush LED ndriçueset është me madhësi të dorës, ndërsa pajisja për mbushjen e tastierave është me madhësi të gishtërinjve. 

Loading...