Transmetuar më 01-01-2017, 15:30

Shqipëria synon të shkojë drejt një rritjeje ekonomike prej 6 për qind në vit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se ekonomia ka bërë korrektim serioz dhe është kthyer në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike.

“Vitin që vjen synojmë të kalojmë rritjen ekonomike 4 për qind dhe me paketën e ideuar nga kryeministri, rritja ekonomike pritet të shkojë në 5 dhe 6 për qind në vitet 2018-2019, duke bërë të mundur që qytetarët të prekin efektet nga rritja ekonomike dhe jo thjeshtë ta shohin atë si statistikë” thotë z.Ahmetaj.

Ministri i Financave bën të ditur se qeveria po harton një paketë, përmes së cilës do të evidentohen sektorët, por edhe masat që do të çonin në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Sipas tij bëhet fjalë për rreth 1 miliard dollarë investime.