Transmetuar më 01-01-2017, 10:34

Mediat turke publikuan sot pamje nga momentet kur autori i atentatit në Reina bar të Stambollit, nisi sulmin e tmerrshëm.

Agresori i veshur si babagjysh i Vitit të Ri, u afrua te lokali Reina, pa hyrë mirë nxori një armë dhe nisi të qëllojë me breshëri automatike duke vrarë një polic dhe një civil.

Më tej ai hyri brenda duke vijuar me masakrën që i mori jetën 39 personave dhe la të plagosur edhe të paktën 40 të tjerë.

Sulmi ndodhi në Reina bar, një lokal ndër më të njohurit në Stamboll, i cili ndodhet në Ortakoy distrikt, pranë Bosforit.

Të paktën një person i veshur si babagjysh iVitit të Ri, u futën në Reina bar dhe hapën zjarr me breshëri plumbash duke kryer masakrën e shëmtuar.

Ministri i Brendshëm Suleiman Soylu pohoi se autorit i masakrës ende nuk është identifikuar.

Autoritetet thanë se 700 persona gjendeshin duke festuar natën e ndërrimit të viteve në Reina bar. Pjesa më e madhe e tyre ishin familjarë dhe shumë turistë.

Zyrtarisht ende nuk jepen emrat e viktimave të kësaj ngjarjeje. /noa.al/