Transmetuar më 31-12-2016, 15:52

Vjen në jetë fëmija i tretë i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Dritare.net ka mësuar se djali i sapolindur gëzon shëndet të mirë së bashku me nënën e tij.

Kryeprokurori Llalla ka dhe dy fëmijë të tjerë më të mëdhenj, 18 vjeç dhe 14 dhe siç duket i ka gëzuar pa masë ardhja në jetë e vëllait të tyre më të vogël.

Ky është lajmi më i bukur që familja Llalla mund të merrte  pikërisht në 31, ditën e ndërrimit të viteve.