Transmetuar më 30-12-2016, 16:56

Dita sot është e mbushur me momente aspak të këndshme për ju të dashuruarit. Keni kundër këdo që do të takoni në rrugën tuaj. Beqarët do kenë shumë takime gjatë kësaj dite dhe do tregohen mjaft sharmantë dhe joshës, por gjithsesi statusin nuk do arrijnë ta ndryshojnë dot. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Dashi

Asnjë nga çështjet e programuara për sot nuk do të shkojë siç e kishit planifikuar ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Çdo moment do të sjellë të reja. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin dhe do shfrytëzojnë çdo ftesë për takime. Në planin financiar do jeni me fat, do keni ndikimin pozitiv të planetëve.

Demi

Dita është e mbushur me impenjime si në punë ashtu dhe në dashuri. Keni lënë shumë gjëra pas dore. Beqarët do kenë takime interesante sot dhe për disa mund të ndodhin ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Në planin financiar situata pritet të përmirësohet gradualisht.

Binjakët

Sensi juaj i humorit do të mbizotërojë sot gjatë gjithë ditës. Fëmijët dhe partneri/ja janë ata që do të kënaqen në shoqërinë tuaj. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takimet e sotme dhe do tërheqin pas vetes këdo që pëlqejnë. Financat nuk do jenë shumë të mira, prandaj bëni mirë të mos shpenzoni pa u matur mirë.

Gaforrja

Dita sot është e mbushur me momente aspak të këndshme për ju të dashuruarit. Keni kundër këdo që do të takoni në rrugën tuaj. Beqarët do entuziazmohen së tepërmi falë një takimi mjaft interesant dhe të veçantë që do kryejnë. Financat do jenë mjaft problematike kështu që do bënit mirë të mos shpenzonit fare.

Luani

Sot jeni gjatë gjithë kohës në komunikim me partnerin/en si në mënyrë virtuale ashtu edhe direkt duke parë njeri tjetrin në sy. Beqarët nëse duan të nisin lidhje dashurie duhet të tregohen të hapur në takime dhe t’i kushtojnë rëndësinë e duhur. Financat do jenë të mira, gjithsesi kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Megjithëse jeni një nga shenjat me kursimtare të Zodiakut sot do të shpenzoni për të bërë të lumtur një person të dashur.  Beqarët të lodhur nga vetmia do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin, fatmirësisht në krah do kenë edhe mbështetjen e yjeve. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme, kështu që mos rrezikoni.

Peshorja

Do të jeni shumë të ndjeshëm dhe nuk do të bëni asgjë për ta fshehur këtë ndjenjë ndaj partnerit/es. Ditë me ulje ngritje humori. Beqarët edhe pse do jenë në kërkim intensiv për personin që kanë ëndërruar shpesh për të pasur në krah nuk do ja dalin dot as sot. Financat nuk do jenë aq të mira, shpenzoni me maturi.

Akrepi

Çdo gjë shkon mirë ditën e sotme dhe nuk do të ketë shumë ngjarje për tu shënuar. Ditë e qetë me njeriun e zemrës dhe miqtë. Beqarët do kenë një ditë me fat sot dhe për shumicën prej tyre një dashuri e re në horizont po vjen. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll dhe nuk do keni arsye për t’u shqetësuar.

Shigjetari

Shoqëria dhe dashuria nuk shkojnë aspak mirë në orbitën tuaj sot. Duhet të zgjidhni midis miqve dhe partnerit/es. Beqarët do kenë shumë takime gjatë kësaj dite dhe do tregohen mjaft sharmantë dhe joshës, por gjithsesi statusin nuk do arrijnë ta ndryshojnë dot. Në planin financiar priten ndryshime pozitive.

Bricjapi

Entuziazmi juaj është ngjitës sa do të përçohet edhe te ata njerëz që ju rrinë pranë. Gjithsesi partneri/ja do të jetë i/e gatshme për t’ju mbështetur. Beqarët do realizojnë takime interesante, por nuk duhet të nxitohen për të marrë vendime kur bëhet fjalë për të ardhmen e tyre. Kujdes me financat, Marsi dhe Hëna do ndikojnë negativisht.

Ujori

Për shkak të një jave mjaft të ngjeshur sot ndiheni të lodhur dhe doni të pushoni. Ju mjafton qetësia e shtëpisë tuaj për të rikuperuar energjitë. Beqaret nuk duhet të mbyllen në vetvete nëse duhen të krijojnë lidhje dashurie, duhet të shfrytëzojnë çdo ftesë për takim. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Peshqit

Kujdes me veprimet që bëni sepse nuk do të keni përkrahje nga partneri/ja miqtë tuaj. Duhet ta vazhdoni vetëm rrugën tuaj. Beqarët do kenë njohje të reja gjatë ditës së sotme, por nuk do e ndjejnë veten të sigurtë për të marrë vendime. Kujdes me financat, disa planetë do ndikojnë negativisht duke shkaktuar probleme serioze.