Transmetuar më 29-12-2016, 20:35

Është pothuajse e pamundur të mos ketë ndërhyrje të jashtme nga hakerat apo viruset në rrjetet sociale. Kohët e fundit po qarkullon një virus i ri në Facebook, të cilin nëse e hapni llogaria juaj do kalojë në një faqe të rreme e cila ju kërkon të instaloni "Ad Facebook Evita", e cila supozohet se do të bllokojë reklamat e bezdisshme.

"Hey, çfarë po bëni në këtë video?" Nëse ju vjen ky mesazh në adresën tuaj të Facebook, mos e hapni, por fshijeni menjëherëë, pasi rrezikoni t’ju vjedhin profilin.

Sipas "Tgcom", bëhet fjalë për një kurth që ka prekur jo vetëm Facebook, por edhe telefonat dhe kompjuterët tuaj, ndaj tregohuni të vëmendshëm dhe fshijeni këtë mesazh direkt sapo ta shihni.