Transmetuar më 29-12-2016, 15:57

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, ka vendosur të ofrojë internet WiFi pa pagesë për klientët e saj në degët e Tiranës dhe Durrësit, si një dhuratë për vitin 2017.

Kështu, për herë të parë në Shqipëri ju mund të përdorni shërbimin e WiFi Falas në një bankë. Internet falas mund të gjeni në zyrat qendrore të Intesa, në zonën e Private Banking, në degën qendrore në ish-Bllok tërësisht të rinovuar, dhe brenda janarit në të gjitha degët e kësaj banke në Tiranë dhe Durrës.

Shërbimi “WiFi Falas, një bankë ku mund të lundrosh në internet në liri të plotë” i jep mundësinë klientëve që të lidhen lehtësisht dhe në mënyrë konfidenciale me informacionet, aplikacionet dhe faqet e internetit që u interesojnë, pa nevojën e një fjalëkalimi, por thjesht vetëm duke u loguar përmes FB ose duke u “Regjistruar”. “Shërbimi ynë WiFi ofron një lundrim të sigurtë e të pa kufizuar në kohë apo trafik duke përjetuar të njëjtën ndjesi dhe pamje të shërbimit në çdo degë tonën pavarësisht nga pajisja që keni zgjedhur: celular, tablet ose laptop. Duke e konsideruar çdo pikë aksesi si një pikë-nisje, nëpërmjet portalit qendror të mirëseardhjes kemi mundësuar një akses të shpejtë në të gjithë informacionin e Bankës në uebsajt dhe FB”, – thonë përfaqësuesit e Intesa Sanpaolo.

Inovacioni, risitë, ideja e të qenit “inteligjentë” në çdo gjë, kursimi i kohës dhe rritja e efikasitetit, janë faktorët kryesorë të investimit për përmirësimin e experiencës së klientëve.

“Dixhitalizimi i shërbimeve bankare përmes platformave “Intesa Mobile” dhe “Internet Banking”, dixhitalizimi i kanaleve të reklamimit përmes një prezence më të madhe në faqet më të klikuara, për rritjen e ndërveprimit me klientët dhe pikat e komunikimit përmes kanaleve të Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientët (e-mail, ATM & SMS), dhe faqeve tona në rrjetet sociale si FB, LinekdIn, kanalit në Youtube, janë të gjitha tashmë të aksesueshme në moment përmes shërbimit tonë të WiFi Falas”.

“Ne duhet të jemi të lidhur – “Connected”! Si një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit socio-ekonomik në vend, pjesëmarrës në garën e bizneseve që synon zhvillimin e një kulture “high-tech” në kompani, produkte & shërbime duke e transformuar edhe bankingun tradicional në dixhital, në vijim të rekordeve të shënuara në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve që mbërrijnë pritshmëritë më të larta të klientëve, ne jemi në vijën e parë për gjetjen e mënyrave inovative për ta bërë teknologjinë të punojë në të mirë dhe përfitim të klientëve tanë”, – thotë Silvio Pedrazzi, drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania. 

“Prandaj, – vazhdon ai, – investimet në lidhjen me internet falas për një masë të gjerë ishin të domosdoshme dhe vërtetë të rëndësishme për të gjithë klientët dhe vizitorët e degëve tona. Njerëzit e kërkojnë shërbimin Wifi kudo ku shkojnë gjatë ditës së tyre”. “Duke qenë banka e parë që ofron shërbim WiFi në ambientet e saj të punës dhe shërbimit, në gjithashtu synojmë të përshpejtojmë përdorimin e aplikacionit tonë Intesa Mobile & Internet Banking si dhe krijimin e sinergjive dhe familjarizimin e klientëve me prezencën tonë online në kanalet e FB, LinkedIn & Youtube, duke i mundësuar stafit të degëve të japë ndihmë në moment mbi përdorimin e tyre, duke fituar kohë dhe duke rritur njëherazi kënaqësinë e klientit përmes mënyrave të reja të bashkëveprimit me lehtësi dhe besim. Ne e konsiderojmë WiFi një çelës nxitës për sjelljen e risive në mënyrën e shërbimit të klientëve. Avantazhi i të qenit i pari nuk është vetëm ideja e të qenit e para bankë në Shqipëri që ofron një shërbim të tillë- edhe pse kjo është e rëndësishme – është më tepër mundësia e zhvillimit të një modeli biznesi vërtetë inovativ bazuar në eksperiencën e dorës së parë të një bote tërësisht të re për t’u eksploruar”, – deklaroi z. Pedrazzi.