Transmetuar më 29-12-2016, 14:38

Ish- Miss Shqipëria, Egla Harxhi në një intervistë ndryshe tregon më shumë për jetën e saj private.

Bukuroshja flet për rrugëtimin e saj nga biondja e pafajshme në kuqsen e egër në një intervistë për “InTv”.

Bukuroshja është diplomuar për arkitekturë dhe aktualisht ndodhet në Paris për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë aktore.

Gjatë intervistës ajo shpjegon konceptin e fotove zhveshur të publikuara së fundmi dhe flet hapur për preferencat e saj seksuale.

Ajo shprehet se nuk i pëlqejnë kategorizimet dhe nuk e quan veten biseksuale apo lesbike por ka tërheqje të njëjtë si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Gjithashtu ajo ka treguar se nuk është në një lidhje, pasi pëlqen të jetë e lirë dhe se i është dedikuar profesionit.