Transmetuar më 28-12-2016, 20:38

Viti që vjen mund të jetë edhe viti i zbardhjes së një misteri, ku ekspertët thonë se njerëzimi do të takohet me alienët, shkruan gazeta britanike Express.

Në një artikull të publikuar gjatë ditës së sotme, thuhet se shkencëtarët bazohen në zbulimet që janë bërë së fundmi në këtë fushë.

“Zbulimi i madh është afër”, citohet Doctor Simon Foster, një fizikan nga Imperial College, në Londër.

Disa javë më parë, një studim i një mostre toke të marrë nga një robot i NASA-s, në një mal të planetit Mars, tregon se planeti i kuq, dikur ka pasur kushte të favorshme për krijimin dhe vazhdimësinë e jetës.

Në një tjetër imazh mbi planetin Mars u fotografua edhe një lugë gjigante.