Transmetuar më 28-12-2016, 16:59

Nuk keni qenë dhe shumë korrekt me një person afër jush që kërkon më tepër vëmendje nga sa i jepni. Mbase duhet t’i bëni të qarta gjërat. . Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime emocionuese, disa mund ta gjejnë veten edhe në një lidhje dashurie. Në planin financiar pritet të përballeni me vështirësi të mëdha.

Dashi

Dita e sotme mund të ketë zhvillime që duhen konsideruar seriozisht nga ju të dashuruarit. Nëse neglizhoni do të shikoni që shumë shpejt do të gjendeni jashtë loje. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat pasi do realizojnë mjaft takime interesante. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Demi

Një projekt të ri nuk e keni marrë fare me entuziazëm dhe ata që ju njohin mirë e dinë që nuk do të arrini ta çoni deri në fund. Beqarët duhet të kujdesen pak më shumë për pamjen e tyre dhe të tregohen më të komunikueshëm në takime, nëse duan të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do përballen me disa probleme serioze.

Binjakët

Keni akoma dilema lidhur me partnerin/en dhe nuk do ti zgjidhni deri sa të arrini të diskutoni me një mikun tuaj për t’i marrë një mendim. Beqarët do kenë takime interesante dhe plot njohje të reja, gjithsesi duhet të kenë kujdes me vendimet që do marrin. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Gaforrja

Nuk keni qenë dhe shumë korrekt me një person afër jush që kërkon më tepër vëmendje nga sa i jepni. Mbase duhet t’i bëni të qarta gjërat. Beqarët do tërhiqen nga një person i ëmbël dhe i qetë dhe do bëjnë çmos për t’i tërhequr vëmendjen. Në planin financiar do hasni disa probleme, kujdes me shpenzimet.

Luani

Nëse nuk jeni të kënaqur nga faktet e fundit mbase bëni mirë të merrni një pozicion të qartë që partneri/ja ta kuptojë mendimin tuaj. Beqarët prej kohësh janë duke kërkuar për të ndryshuar statusin, ndoshta sot fati mund t’ju trokasë. Financat do jenë të mira, do keni mbështetjen e disa planetëve.

Virgjëresha

Mos i merrni seriozisht fjalët e partnerit/es që për momentin nuk arrin të arsyetojë ftohtë sepse është mjaft i ndikuar nga emocionet. Beqarët do kenë takime interesante por duhet të jenë të kujdesshëm në vendimet që lidhen me të ardhmen. Financat nuk do kenë asnjë problem, Mërkuri do ndikojë pozitivisht.

Peshorja

Mbase keni ekzagjeruar me pretendimet e ditëve të fundit ju që jeni në një marrëdhënie. Sot bëni një hap prapa dhe kërkoni falje tek personat që keni prekur. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime emocionuese, disa mund ta gjejnë veten edhe në një lidhje dashurie. Financat do përmirësohen ndjeshëm.

Akrepi

Edhe pse instinkti juaj ju thotë krejt të kundërtën, veprimet që do të ndërmerrni ju të dashuruarit janë të ndjekura nga arsyeja dhe logjika e ftohtë. Beqarët do takojnë persona interesantë, por duhet të shmangin dhënien e premtimeve për të cilat nuk do jenë të sigurtë se do i mbajnë. Financat do jenë të mira.

Shigjetari

Sot do të zgjidhni rrugën më të shkurtër për të zgjidhur punë dhe për të mos pasur shqetësime në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do tregohen mjaft joshës gjatë takimeve sot dhe do arrijnë të bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Financat do dini si t’i menaxhoni, situata do jetë e qëndrueshme.

Bricjapi

Keni sjellë shumë gëzim në jetën e personave të caktuar dhe sot do të jetë dita kur do të merrni mirënjohjen e tyre. Beqarët do kenë takime pa fund sot, prandaj duhet t’i vlerësojnë me kujdes nëse duan të ndryshojnë statusin. Financat do arrini ti mbani nën kontroll, nuk do keni probleme.

Ujori

Jeni tip i programuar dhe nuk ju pëlqejnë shumë surprizat. Sot do t’ju dalë çdo gjë jashtë kontrollit dhe partneri/ja do t’ju bëjë një surprizë të bukur. Beqarët do argëtohen në shoqërinë e miqve dhe nuk do e ndjejnë nevojën e një partneri/je. Në planin financiar pritet të përballeni me vështirësi të mëdha.

Peshqit

Drejtojuni një personi të familjes sot për të marrë këshilla dhe do të shikoni që çdo gjë që do t’ju thotë do të ketë peshë tek ju. Beqarët do tregohen të hapur në takimet e sotme dhe do arrijnë të tërheqin pas vetes personin që pëlqejnë. Problemet financiare do i përkasin të shkuarës, tashmë mund të bëni edhe shpenzime.