Transmetuar më 26-12-2016, 19:19

Fund i dhimbshëm në mes të një atmosfere festive që duhet të ishte e mbushur me momente gëzimi për shkak të Krishtlindjeve dhe vigjiljes së Vitit të Ri.

Por për emigrantin 52-vjeçar nga Shqipëria, Bujar Çaushi, nuk ndodhi kështu.

Në vend t’i gëzohej atmosferës festive, ai humbi fatalist jetën në një aksident rrugor.

Emigranti shqiptar, u përplas për vdekje nga një veturë ndërkohë që drejtonte biçikletën.

Ngjarja ndodhi në Verona, te rruga Canton, lokaliteti Oppeano, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Policia e rajonit Bovolone, tha se ka shoqëruar në kuesturë drejtuesin e automjetit për të parë pjesën e përgjegjësisë së tij në aksidentin që i mori jetën 52-vjeçarit shqiptar Bujar Çaushi.

Në foton që ju sjell noa.al shihen momente pak pas ngjarjes, biçikleta që drejtonte i ndjeri dhe makina që e përplasi fatalisht. /noa.al/