Transmetuar më 26-12-2016, 19:04

Atmosfera e gëzueshme e festave të fundvitit dhe natës së Krishtlindjeve është prishur në një familje emigrantësh shqiptarë në Renti të Greqisë, pasi vajza e tyre e mitur është abuzuar seksualisht.

Ngjarja u lokalizua në një nga rrugët qendrore të qytetit Renti në Greqi, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Një 35-vjeçar, emigrant nga Pakistani, ka hyrë me forcë në banesën e familjes shqiptare duke depërtuar deri në dhomën ku gjendej e vetme, vajza 12-vjeçare.

Atje, emigranti ka abuzuar seksualisht me vajzën, duke kryer vepra të turpshme dhe më tej nëpërmjet forcës ka tentuar ta përdhunojë.

Klithmat e të voglës janë ndjerë nga fqinjët që rendën ta ndihmojnë.

Agresori u largua me shpejtësi, por ndërkohë policia ishte njoftuar ndaj pak orë më vonë u arrestua disa qindra metra larg vendngjarjes.

Nuk është e qartë pse vajza gjendej e vetme në shtëpi ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes mungonin edhe pse ishte festa e Krishtlindjeve. /noa.al/