Transmetuar më 26-12-2016, 16:32

Nëse keni mundësi për të mbaruar punë sot mos e neglizhoni. Koha nuk ju premton për të gjitha projektet tuaja. Klima për beqarët do jetë premtuese. Beqarët do e shohin të ardhmen me më shumë optimizëm dhe do dinë të vlerësojnë mirë mundësitë. Në planin financiar do arrini të hidhni problemet pas krahëve dhe gjithçka do i kthehet normalitetit.

Dashi

Keni lajme të bukura që doni ti ndani me të gjithë ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Do të gjeni disponibilitetin e të gjithëve. Beqarët do realizojnë një takim mbresëlënës sot ku për personin që do takojnë do kenë rrahje të forta të zemrës. Në planin financiar fati do jetë me ju, nuk do keni probleme.

Demi

Këtë ditë doni të merrni përgjegjësi të reja mbi vete ju të dashuruarit. Planet tuaja do i konsultoni me partnerin/en. Beqarët do jenë shumë të vendosur për të ndryshuar statusin, ndërsa në krah të tyre do të kenë Hënën. Financat nuk do jenë shumë të mira, do kenë ndikimin e dyzuar edhe të Neptunit.

Binjakët

Sot do t’ju shoqërojnë gjatë ditës tuaj persona të gëzueshëm dhe mjaft të vendosur. Do të ndjeheni mirë dhe të lumtur edhe në prani të partnerit/es. Beqarët do e shohin të ardhmen me më shumë optimizëm dhe do dinë të vlerësojnë mirë mundësitë. Financat do kenë përmirësime të mëdha dhe kjo ju jep mundësinë edhe për të shpenzuar.

Gaforrja

Instinkti juaj ju çon drejt një drejtimi që nuk ishte destinacioni juaj parësor. Gjithsesi është më i miri për ju që jeni në një lidhje dashurie. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime ndërsa fati do jetë me ta sot pasi planetët do bëhen bashkë për t’i ndihmuar. Financat do jenë problematike, kujdes me shpenzimet.

Luani

Sot mjafton të ndani mirë oraret e ditës dhe çdo gjë do t’ju shkojë siç dëshironi. Parteri/ja ka një kërkese të rëndësishme për ju. Beqarët do kenë mundësi që përmes takimeve që do realizojnë të krijojnë lidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Virgjëresha

Objektivat e ditës suaj përqendrohen vetëm tek puna. Mos harroni që edhe familja dhe partneri/ja ka të njëjtën rëndësi. Beqarët do kenë një ditë me fat sot dhe vendimet që do marrin do i ndryshojnë të ardhmen. Në planin financiar do arrini të hidhni problemet pas krahëve dhe gjithçka do i kthehet normalitetit.

Peshorja

Ditën e sotme duhet të gjeni aleatë të fuqishëm për të mbrojtur një projekt që ka kundërshtitë e veta. Ndihma e partnerit/es nuk është asnjëherë e tepërt. Një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja edhe për beqarët. Do kenë përkrahjen e Venusit për çdo vendim të marrë. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Nëse doni të merrni në dorë fatin tuaj sot mundohuni të qartësoni disa situata të dyshimta me partnerin/en që kohët e fundit ju kanë futur në kontradikta. Beqarët do arrijnë të bëjnë për vete sot këdo që pëlqejnë, kjo falë ndikimit pozitiv të Venusit në jetën e tyre. Në planin financiar financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Shigjetari

Në ditët e shkuara ju që jeni në një marrëdhënie në çift keni bërë një gabim që do t’ju duhet pak kohë për ta rikuperuar. Gjithsesi do të dini si të veproni. Beqarët nuk do e kenë mendjen te krijimi i lidhjeve sot, do mjaftohen me shoqërinë e mirë të miqve të tyre. Financat do vinë duke u përmirësuar falë ndikimit të mirë të Diellit.

Bricjapi

Sot një çështje që do diskutoni me njeriun e zemrës do t’ju shkaktojë shumë stres. Nëse ju kap paniku nuk do të arrini të zgjidhni gjë. Beqarët do kenë dëshirë të përfitojnë sa më shumë nga liria e tyre dhe nuk do duan të angazhohen me dikë. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme.

Ujori

Nëse keni mundësi për të mbaruar punë sot mos e neglizhoni. Koha nuk ju premton për të gjitha projektet tuaja. Klima për beqarët do jetë premtuese. Beqarët do realizojnë takime interesante, por nuk do vendosin dot për më tepër. Financat do jenë të mira, Urani do iu bëjë të tregoheni të matur me shpenzimet.

Peshqit

Sot do të bëni zgjedhje që shkojnë ndesh me ato që vendosni zakonisht ju të dashuruarit. Do të rezultojnë mjaft produktive. Beqarët do kenë një ditë rutinë sot dhe asnjë takim që mund t’iu ngelë në mendje. Financat do vinë duke u rritur ndjeshëm, mund të bëni edhe blerjet e nevojshme pa u trembur./b.l/noa.al/

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit