Transmetuar më 25-12-2016, 18:21

Lexoni horoskopin e javës së fundit të muajit Dhjetor 2016, përgatitur nga astrologu i famshëm italian Massimo Umax.

Horoskopi, i cili është i aksesueshëm për lexuesit e abonuar dhe i hapur vetëm në ditët e mëtejshme të javës, ju ofrohet i përkthyer dhe redaktuar nga NOA.al.

Horoskopi i kësaj jave 26 dhjetor 2016 deri 1 janar 2017, i kushtohet kryesisht atmosferës festive dhe planeve për natën e ndërrimit të viteve.

Më poshtë gjeni renditjen nga 1 deri 12 se sa e mirë është kjo javë për ju të 12 shenjave zodiakale me matje nga 5 deri në 10 maksimale.

Duket se Ujori prin me 8 duke u pasuar me 7 e gjysmë nga Bricjapi dhe Peshorja me 7.

DASHI 8

BRICJAPI 7.5

PESHORJA 7

SHIGJETARI 7

DEMI 6.5

AKREPI 6

VIRGJËRESHA 6

PESHQIT 6

LUANI 5.5

BINJAKËT 5

DASHI 5

GAFORRJA 4

I DETAJUAR/ HOROSKOPI I JAVËS SË FUNDIT TË VITIT, 26 DHJETOR 2016 DERI 1 JANAR 2017

DASHI

Atmosferë shumë e përshtatshme në këtë javë të fundit të dhjetorit 2016, për të gjetur gjuhën e përbashkët me njerëz rreth teje.

Saturni, duhet ta dini se është gjithnjë favorizues ndaj jush.

Megjithatë, në këtë javë që nis të hënën më 26 dhjetor dhe përfundon në ditën e parë të vitit të ardhshëm, të këshillon që të ruash qetësinë, kur të kërkosh diçka. Kujdes, mos u përfshij në incidente trazuese nëse jeni duke kërkuar diçka që mendoni se ju përket apo thjesht keni të drejtë.

Edhe me partnerin/en duhet të tregoni kujdes. Duhet t’i demonstroni ëmbëlsi dhe vëmendje edhe nëse do t’ju duhet të sforcoheni pak.

E ndërsa duhet të sforcoheni për të ruajtur raportin tuaj, Afërdita ju dhuron një atmosferë erotike plot pasion.

Nga ana tjetër kij parasysh se Merkuri tek Shigjetari krijon telashe në raportet tuaja me të tjerët. Ndaj bëni kujdes. Mos i nënvlerësoni, sidomos në këtë javë të fundit të vitit. Mjafton vetëm pak shkarje dhe do t’jua nxijë fundin e vitit duke ju sjellë telashe edhe për atë që po vjen.

Dhe në fund, qershia mbi tortë: Yjet po realizojnë një dëshirë që ju keni, pritni të vijë më 2017.

DEMI

Je i përfshirë nga puna edhe në këtë javë pak pas Krishtlindjes dhe në vigjilje të Vitit të Ri? Eh po. Ndonëse do të doje të gjendeshe tani, në ndonjë plazh ekzotik.

Megjithatë e di që puna është punë dhe je aty. Ndaj merre lehtë dhe shijoje edhe punën.

Të paktën Merkuri dhe Plutoni të ndihmojnë që të ruash raporte të mira me njerëzit përreth teje.

Këto planetë nuk mjaftohen me kaq. Ata po të drejtojnë tek disa emocione të këndshme, një dashuri plot pasion dhe disa lodra erotike që ju presin. Njëkohësisht, Plutoni dhe Mërkuri të ofrojnë qetësi, shumë e rëndësishme për këdo.

Ky vit po mbyllet, por ai që po vjen është plot me shpresa për ju.

E ndërsa 2017 nuk ka ardhur ende, gjatë kësaj jave Hëna është ende duke u bërë më e plotë dhe sakaq, Afërdita tek Ujori, janë nervozë, ndaj mos ji edhe ti. Sidomos me një person që e ke në zemër.

Një dëshirë që ke në mendje, shprehe dhe yjet do ta çojnë në destinacionin e duhur.

BINJAKËT

Ambiciet e tua janë plot. Paçka se një pjesë e mirë vështirë të bëhen. Megjithatë rezultate të mira po duken në horizont.

Në punë, në familje, por edhe në dashuri, ti do që të jesh sa më në qendër të vëmendjes. Por të hënën dhe të martën bëj ca kujdes.

Duket se kjo javë është e jotja. Mos u çudisni nëse një udhëtim për kënaqësi t’ju ndodhë këto ditë, qoftë dhe jo shumë larg. Edhe pse për disa, shanset janë që të kapërcejnë oqeanin këtë javë të fundit të 2016.

Dhe një këshillë të fundit. Nëse e teproni me pijen në këtë valë festive, harrojeni timonin e makinës apo motorit. Niseni mbarë vitin që po vjen.

GAFORRJA

Keni momente të sikletshme në familje, në dashuri apo në punë? Debate që nuk dini si t’i përballoni? I gjithë faji është i Diellit te Mërkuri. Kjo ju ka shkaktuar tension. Ndaj bëni kujdes. Sidomos të enjten dhe të premten.

Mos u alarmoni. Situata në të vërtetë është pa dyshim më e mirë se ç’llogaritet nga ju Gaforret.

Marsi te Peshqit do të jetë aty që ti të mund të zgjidhësh çdo problem me efektivitet.

Mjaft që të merresh pak me problemin.

Këtë javë, shih të argëtohesh ca. Mos u qep pas ngurrimit. Por jepu pas momenteve argëtuese. Sepse fundi i këtij viti pret gjallërinë tënde. Dhe në natën e ndërrimit të viteve, shijoje me ngritjen e kupave dhe shpreh dëshirën tënde për vitin që po vjen.

LUANI

Java, nuk do të ecë sipas çdo pritshmërie apo parashikimi që keni. Afërdita tek Ujori bën që ju të keni humor të prishur. Do të ndjeheni në mërzi a siklet. Kjo do të sjellë dhe reflektim të sjelljes tuaj tek njerëzit përreth.

Situata të tensionuara do të keni në familje. Edhe në dashuri apo te ndokush që ju vjen rrotull.

Ndërsa në pune, do t’ia dalësh goxha mirë. Saturini tek Shigjetari ju ndihmon dhe ju jep një dorë që gjërat t’ju shkojnë mbarë. Sidomos atyre që kanë një biznes të vetin, por edhe atyre që synojnë ngjitje në karrierë te puna apo profesioni që kanë.

Të hënën dhe të martën Hëna e rrit prezencën tuaj, ju bën më social me të tjerët dhe rrit simpatinë e tyre ndaj teje.

Sa për natën festive, a ke menduar diçka? Ndonjë lokal ku të “shfrenohesh” me miq? Nëse jo, mos hezito të festosh. Mos harro, ti di të jesh edhe mbreti i argëtimit.

VIRGJËRESHA

Ndodh shpesh, ashtu si kjo javë e fundit e vitit, që arsyetimi dhe ndjesia e përgjegjshmërisë tënde të jetë në përballje të fortë me instinktet e tua. Dhe luftojnë me dëshirën tënde për të qenë më spontan/e.

Kjo ju ndodh dhe ju përfshiheni, por në të tilla raste është gjithmonë dikush që do të shfrytëzojë momentin.

Ndaj bëj kujdes. E për mënyrën se si, ke një këshillë të prerë: Mos i merr mendim a këshillë, askujt.

Festa e fundvitit po vjen dhe jo vetëm puna është gjithçka. Miqtë rreth jush po bëhen gati, ashtu dhe ti mos hezito. Relaksohu, buzëqesh dhe zër një tavolinë.

E pa ardhur nata e ndërrimit të viteve, hap sytë të hënën dhe të martën. Marsi tek Peshqit është nervoz. Kurse të enjten dhe të premten, Dielli do të të buzëqeshë.

PESHORJA

Nëse këto ditë të mbetura të vitit nuk je duke punuar, përfito nga mundësia që të nisur të merresh ca më shumë me veten.

Ky është momenti që të shohësh shëndetin tënd dhe pamjen e jashtme. Praktiko një sport. Bëj diçka që i sjell trupit tënd të mira.

Nga ana tjetër, bëj kujdes mos humbasësh durimin me një person që duhet të takosh. Mund të të duket e komplikuar, por ruhu mos e teprosh.

Ndërsa nëse je duke kërkuar gjysmën tjetër, hap sytë se takime rastësore janë te cepi.

Kij në vëmendje edhe diçka: Nëse je duke u nisur për një udhëtim, mirë bën mos e diskutosh me familjen tënde, Merkuri tek Shigjetari është gjithë “acid” për të tilla situata.

Sa për atmosferën e fundvitit, ajo duket plot dritë. Vendi, njerëzit dhe dita, janë idealet për t’ia kaluar bukur. Emocione të sinqerta do t’ju përfshijnë në natën festive.

AKREPI

Afërdita nuk ju favorizon shumë, ndaj bëni kujdes të madh. Merkuri megjithatë, është në mbështetjen tuaj në takime të mundshme pune të këtyre ditëve të fundit të vitit që po ikën.

Sa për gjendjen tuaj shpirtërore, nuk duket fort e mirë. Humori nuk është gjithnjë më i miri edhe kur ju mund të bëni batutën që keni më shumë sukses. Ndaj mos u çudisni po të përballeni me debate që ju acarojnë nervat.

Në përgjithësi, kjo javë e fundit e vitit do të jetë e këndshme, emociononte, por gjithnjë kjo varet nga ty.

Dashuria, duket se është e fituar nga ju. Sepse edhe nëse je ende single, prit të ndodhë diçka e mirë. Ai/ajo duket plot hijeshi, joshje dhe tamam sipas “llogarive” të tua.

Edhe diçka: Nata e ndërrimit të viteve, duket nervoze, por ti përpiqu të argëtohesh e t’ia kalosh mirë.

SHIGJETARI

Të reja interesante po vijnë për ju. Familja dhe miqtë, duket sikur janë në garë se kush të të bëjë më të lumtur dhe se kush të ta bëjë jetën më të mirë.

Viti mbyllet mes kësaj atmosfere, ndaj bëj listën e gjërave që nuk të pëlqejnë dhe hidhe pas vetes sepse 2016-a po ikën.

Afërdita tek Ujori propozon një javë seksuale për ata që janë në çift. Jo vetëm për ta. Shumë momente flirtesh duken në horizont dhe ato do t’ju rrethojnë.

Jupiteri dhe Urani janë pozitivë ndaj teje. Dhe kanë mundësinë që t’ju ndryshojnë gjëra juve të Shigjetarit, gjëra që ju prisni t’i sjellë viti i ardhshëm.

BRICJAPI

Nismat e tua karakterizohen gjithnjë nga situata favorizuese. Megjithatë, në rast të ndonjë gjëje të paparashikuar të minutës së fundit, merre situatën në dorë: Përdor përvojën tënde në menaxhimin e situatave. Edhe me ndihmën e Merkurit, do t’ia dalësh për të gjetur zgjidhje efikase. Për natën festive, shumë nga shenja juaj e Shigjetarit preferojnë një mbrëmje jo mondane. Më intime dhe më të rezervuar. Pa shumë rrëmujë dhe duke u mjaftuar me gëzimin e ndërrimit të viteve.

Por nëse do, mund ta bësh një përjashtim nga kjo rutinë.

Të enjten dhe të premten, përfito nga shanset për të mira që sjell ndikimi i Marsit.

Mos harroni se edhe Neptuni tek Peshqit dëshiron t’ju plotësojë dëshirat tuaja.

UJORI

Konfigurimi i yjeve është inkurajues për të mbyllur pa telashe këtë vit sfidash, lodhjeje e deri rraskapitjeje në disa momente.

Sakaq, moria e ftesave dhe varianteve që keni për të kaluar natën e ndërrimit të viteve, mund të kthehet në një problem për ju.

Ekziston mundësia e hatërmbetjeve për zgjedhjen tuaj.

Por si i bëhet? Shumë e thjeshtë. Lërjani rastësisë, vendimin se ku do ta kaloni këtë fundvit festiv. Ose më mirë akoma, lëreni partnerin/en tuaj të merret me këtë.

Gëzojeni këtë fundvit, me alegri, argëtim dhe përjetim me emocione.

Në sajë të Hënës, do ta nisësh vitin 2017 me shpresa të mëdha.

PESHQIT

A je gati për mbrëmjen e fundvitit? Sepse fundja, vëmendja më e madhe e kësaj jave që po mbyllet është pikërisht tek nata festive.

Ndaj organizohu për t’ia kaluar sa më bukur e sa më mirë.

Nëse miqtë të ftojnë, bëhu pjesë e tyre. Por jo duke lënë mënjanë familjen.

Kështu mund t’i bëni të dyja.

E ndërkaq, gëzojuni argëtimit, emocioneve të sinqerta që do t’ju përfshijnë, sepse nëse kështu do, kështu do të bëhet!

Kujdes, mos e tepro me pijen dhe qëndroji larg euforisë së tepruar.

Për zemrat e lira, por edhe për ata që janë të lidhur, Plutoni është bujarisht favorizues drejt momenteve erotike që zgjasin. Yjet janë me ju Peshqit, Gëzuar 2017! /a.b/noa.al/ 

HOROSKOPI DITE PAS DITE

LEXONI DHE:

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit