Transmetuar më 25-12-2016, 17:12

Një person në Kosovë ushtron dhunë fizike ndaj një femre, shtetase e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjakovë, ku personi i cili ka rënë në pranga, dyshohet se ka sulmuar edhe punonjësit e policisë gjatë përpjekjes për ta ndaluar atë, raportojnë mediat vendase.

I dyshuari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.