Transmetuar më 25-12-2016, 15:39

Një përleshje mes të rinjsh ka ndodhur në qendër të Vushtrrisë, në Kosovë, ku për pasojë është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur me thikë njëperson.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 12:15, në rrugën ‘Pandeli Sotiri’, ndërsa personi i lënduar me thikë është E. Miftari, i moshës rreth 23-vjeç, punonjës i një lokali.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili ka treguar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur kërkimet e të dyshuarit i cili është larguar nga vendngjarja.