Transmetuar më 24-12-2016, 17:36

Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu, së bashku me stafin e tij duket se kanë nisur pushimet pas Vettingut.

Pas një pune të gjatë në vendin tonë të fokusuar te reforma në drejtësi, Lu dhe stafi i tij,  i janë bashkuar atmosferës së festave të fundvitit.

Në një video të postuar ata shfaqen me instrumenta muzikorë fëmijësh në duar dhe veshjet me ngjyra festive, duke kënduar këngën tradicionale shqiptare, “Ja na erdhi Viti i Ri”.

Stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë i është bashkuar grupi i talentuar muzikor, ALAR Band.

Më poshtë keni videon: