Transmetuar më 24-12-2016, 16:00

Avokati i familjes së Almir Aliut, vogëlushit nga Kumanova në Maqedoni, që u shtyp për vdekje me makinë, thotë se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për dënim me burg të përjetshëm të të akuzuarit Boban Iliç.

Mediat maqedonase raportojnë se sipas avokatit Asmir Alispahiç, aktakuza e Prokurorisë Themelore të Kumanovës e dorëzuar një ditë më parë në gjykatë, është hartuar në mënyrë profesionale dhe në përputhje me kërkesat e palës së dëmtuar.

Almir Aliu, 4-vjeç, u shtyp me makinë nga i akuzuari Boban Iliç në Kumanovë, pas një zënke që pati ky i fundit me familjen e vogëlushit të ndjerë.