Transmetuar më 23-12-2016, 21:54

Këngëtarja e njohur në Greqi, Eleni Fureira, zhvishet tërësisht për kopertinën e një reviste.

Fureira, bashkë me lakuriqësinë që u ka dhuruar lexuesve, ka dhënë edhe një intervistë për revistën helene “Doën Toën”.

Ajo ka theksuar se ndjehet krenare që është shqiptare. Gjithashtu ka njoftuar se ka çelur shkollën Fureira.

Një ndër emrat më të njohur të muzikës së viteve të fundit në Greqi, përfaqësuese e Greqisë edhe në Eurovizion, vajza 29-vjeçare nga Shqipëria, më herët kishte deklaruar se kishte qenë e detyruar që të mbate të fshehtë faktin se ishte shqiptare dhe e lindur në Shqipëri.

Vajzë e Kristaqit nga Fieri dhe Marietës nga Vlora Elena (Entela) kishte deklaruar se ishte lindur në Greqi. Por e vërteta është se ajo është lindur në Shqipëri më 7 mars 1987.

Para se të niste karrierën si këngëtare, vajza u shqua si modele, raporton noa.al. Më tej ajo ishte pjesëtare e grupit të njohur muzikor grek, “Mystique”.

Në vijim ajo u bë emër i njohur i këngës dhe në vitin 2010 këndoi në Eurovizion duke përfaqësuar Greqinë.

Eleni pohon se është detyruar të mbajë të fshehur këtë fakt për shkak se keziston një frymë e gjerë raciste ndaj shqiptarëve.

“Unë kam ndjerë një atmosferë të vazhdueshme racizmi në shkollë dhe më tej kur nisa karrierën time si këngëtare. Detyrohesh të fshehësh seksualitetin tënd, apo kombësinë tënde. Këto ndodhin. Dhe unë, fsheha faktin se jam lindur në Shqipëri. E bëra këtë sepse kur shkoja në fillimet e mija në shtëpi diskografike, u mjaftonte të mësonin se isha shqiptare për të më shpërfillur”, – tregon Eleni (Entela).

Ndërsa shton: “Por unë që e vogël e kam ndjerë dhe e ndjej se jam greke. Unë nuk di gjuhë tjetër. Këtu mësova gjuhën, greqishten, abetaren e saj. Ndaj edhe i thashë vetes se asgjë nuk do të më pengonte që të bëj atë që dua dhe të realizoj ëndrrat e mija”, – thotë këngëtarja me origjinë shqiptare. /a.d/noa.al/