Transmetuar më 23-12-2016, 18:08

Megjithëse dita e sotme do të ketë ulje dhe ngritje humori për ju që jeni në një lidhje dashurie, nëse do të merrni një sjellje pozitive çdo gjë do të kthehet në favorin tuaj. Beqarët do argëtohen pa fund në shoqërinë e miqve të tyre dhe nuk do mendojnë fare për dashurinë. Problemet me financat do arrini t’i hidhni pas vetes dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Dashi

Jeni duke u marrë me disa projekte paralele ju që jeni në një marrëdhënie në çift, por mos humbni vëmendjen me gjera të tjera që nuk janë në interesin tuaj për momentin. Beqarët do takojnë shumë persona të rinj, por mundësitë për të krijuar lidhje do jenë vetëm kalimtare. Financat për fat të mirë nuk do kenë probleme, do arrini ti përmirësoni.

Demi

Nuk doni të hiqni dorë nga planet që keni bërë për sot ju të dashuruarit, kështu që do të impenjoheni që gjithçka të shkojë sipas variantit tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante por një forcë e brendshme do i pengojë të hedhin më shumë hapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll.

Binjakët

Neglizhimi i disa çështjeve praktike sot mund të vënë në rrezik gjithçka keni organizuar deri më tani. Duhet të sqaroni keqkuptimet me partnerin/en. Beqarët do argëtohen pa fund në shoqërinë e miqve të tyre dhe nuk do mendojnë fare për dashurinë. Financat do jenë të mira, gjithsesi tregohuni të matur me shpenzimet.

Gaforrja

Nëse zgjoheni herët sot do ta merrni ditën më me optimizëm dhe do të arrini të zgjidhni çdo problem që mund t’ju dalë përpara, qoftë edhe me njeriun e zemrës. Beqarët do tregohen mjaft joshës për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar do jeni me fat dhe do keni mundësi të mira për të shpenzuar.

Luani

E rëndësishme është të jeni vetvetja ju që jeni në një marrëdhënie, dhe kjo nuk do të thotë të përshtateni me të tjerët dhe të mundoheni të ndryshoni karakterin tuaj. Beqarët do kenë takime pa fund por një person do i tërheqë vëmendjen dhe do i bëjë t’ju rrahë zemra fort. Në planin financiar situatën do e mbani nën kontroll.

Virgjëresha

Keni zgjedhur një mënyrë disi të pazakontë veprimi dhe kjo nuk është në natyrën tuaj. Do të habisni personin që keni pranë vetes. Beqarët duhet të jenë me këmbë në tokë dhe sa më të sinqertë në takimet që do realizojnë. Problemet me financat do arrini t’i hidhni pas vetes dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Peshorja

Keni ndjekur një këshillë të gabuar që ju dhanë ju të dashuruarve dhe tani jeni penduar. Ju ishit nisur në mirëbesim, megjithëse të tjerët përfituan. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të krijuar një lidhje nuk do kenë ditën e tyre me fat, prandaj më mirë të presin dhe pak. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi duhet të tregoni kujdes.

Akrepi

Qëllimet tuaja janë të dukshme nga të tjerët kështu që askush nuk do të zihet në befasi nga ato që mendoni ose bëni. Beqarët bëjnë mirë të mos marrin asnjë vendim që lidhet me të ardhmen e tyre sepse mund të lëndohen keq. Financat do arrini ti stabilizoni dhe nuk do keni arsye pse të shqetësoheni.

Shigjetari

Vërtet mund të keni gabuar në të kaluarën por kjo nuk do të thotë që do të vazhdoni ta përsërisni. Partneri/ja që ju mbështet nuk do ta vërë re këtë detaj. Beqarët do kenë ftesa të shumta për takime, por do i refuzojnë pasi nuk ndihen ende gati për ndryshime. Financat do jenë goxha të mira, do kenë ndikimin pozitiv të disa yjeve.

Bricjapi

Ndonjë çështje e vogël e pazgjidhur me partnerin/en mund t’ju irritojë shumë sot. Duke parë dhe gjendjen tuaj të ndjeshme këto kohë, do të përjetoni mjaft stres. Beqarët pa e kuptuar do e gjejnë veten në një lidhje dashurie me të cilën do ndjehen të plotësuar. Financat do jenë të qëndrueshme.

Ujori

Megjithëse dita e sotme do të ketë ulje dhe ngritje humori për ju që jeni në një lidhje dashurie, nëse do të merrni një sjellje pozitive çdo gjë do të kthehet në favorin tuaj. Beqarët do jenë të bllokuar nga puna dhe nuk do kenë hapësira për të menduar për dashurinë. Në planin financiar fati do jetë përkrah jush.

Peshqit

Sot mund ta shfrytëzoni qetësisht kohën tuaj të lirë, duke biseduar me njeriun e zemrës ose duke ftuar dikë që nuk e shihni prej kohësh për drekë. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri pasi do ndihmohen pafundësisht edhe nga Dielli. Financat nuk do kenë probleme, pasi do dini si t’i menaxhoni të ardhurat./b.l/noa.al/

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit