Transmetuar më 22-12-2016, 22:14

Presidenti Rexhep Tajip Erdogani duartroket gazetaren shqiptare në Turqi.

Një ngjarje e rrallë, ndodhur dje, teksa presidenti shqiptar Bujar Nishani realizoi një vizitë zyrtare.

Erdogani ka duartrokitur gazetaren shqiptare të Televizionit Publik Shqiptar, Jonela Sakajeva.

Sot, gazetat e mëdha turke: “Hürriyet”, “Sabah”, “Akşam”, zgjodhën të botojnë reagimin e saj në Ankara me titullin: “Duartrokitje për gazetaren mbesë dëshmori në Canakale”…lufta e Canakale vendosi themelet e Turqisë moderne.

”Çfarë ndikimi kanë shqiptarët e Turqisë në jetën politike dhe ekonomike në këtë vend?”, e ka pyetur Sakajeva Erdoganin, i cili ka dhënë përgjigjen raportuar edhe nga gazetat turke.

Nën emocione gazetarja rrëfen për ”Shuplaka”-n momentin e rrallë.

”Në këtë moment marr unë prapë mikrofonin dhe i them: ”Edhe unë zoti president kam një lidhje specifike me këtë vend. Unë jam stërmbesa e një dëshmori të rënë në luftën e Cannakkale (d.m.th dëshmor i atdheut). Ai shtang dhe duartroket. Më pas duartroket e gjithë salla. Më thotë ”Faleminderit” dhe ”Rahmet i pastë shpirti””, tregon gazetarja.

Përkthimi i shkrimeve në gazetat turke:

”Në konferencë për shtyp, pyetjes së gazetares shqiptare, Jonela Sakajeva, rreth gjendjes së bashkëatdhetarëve me rrënjë shqiptare në Turqi, presidenti Erdoğan iu përgjigj: “Në lagjen ku u linda dhe rrita kam pasur shumë fqinj shqiptarë. U rritëm së bashku. Madje në duart e një gruaje shqiptare të cilën e thërrisnim motër Suat, shpirti iu preht në paqe, ka kaluar një pjesë e rritjes time. Pra aq shumë ishim të integruar me njëri-tjetrin. Nuk kemi kurrfarë shqetësimi bashkë, jemi mjaft mirë. Falë tyre në këtë vend, ata kurrë nuk janë bërë arsye përçarjeje. Pas kësaj Sakajeva tha: “Gjyshi im ka rënë dëshmor në Canakala.