Transmetuar më 22-12-2016, 16:47

WhatsApp sjell një tjetër risi, këtë herë një opsion që padyshim do të jetë mjaft i dobishëm për shumë prej përdoruesve.

Kështu, nëse keni dërguar një mesazh në gjendje të dehur dhe jeni penduar më pas, apo e keni dërguar mesazhin gabimisht, WhatsApp tashmë ju lejon që ta anuloni atë, sa kohë që marrësi nuk e ka parë ende.

Opsioni në fjalë aktivizohet automatikisht dhe marrësi do të shohë mesazhin “dërguesi e ka tërhequr mesazhin”. Ende nuk ka një datë se kur do të ofrohet për përdoruesit ky opsion, por dihet se do të jetë i vlefshëm për shumë njerëz.