Transmetuar më 21-12-2016, 22:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin kosovar të Prishtinës, ku është vrarë me armë zjarri një femër dhe ka mbetur i plagosur një mashkull.

Ngjarja ka ndodhu gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 22:00, në lagjen “Mati” të rrugës “Muharrem Fejza”.

Mediat vendase shkruajnë se i plagosuri ndodhet në spitalin e Prishtinës i cili po trajtohet nga mjekët.

Gjithashtu mësohet se i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen është arrestuar nga policia në Prishtinë dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.