Transmetuar më 21-12-2016, 17:22

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një deklarate për mediat ka bërë një përmbledhje të ekonomisë si dhe rezultateve të arritura gjatë këtij viti. Sejko u shpreh se gjatë vitit 2016 ekonomia e vendit ka pasur shenja përmirësimi, ndërsa është ulur niveli i borxhit publik.

Sejko deklaroi se politikat monetare kanë ndikuar në rezultatet e një zhvillimi ekonomik, ndërsa theksoi se dhe për këtë vit norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë, por do të jetë e nyejtë 1.25%.

"Banka e Shqipërisë pret me ecuri më të mirë për vitin e ardhshëm, ndërsa kemi pasur një përmirësim të kredive me probleme gjatë këtij viti. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 1.25% edhe për vitin tjetër.

Gjatë vitit 2016 politikat monetare ishin të qëndrueshme, ndërsa pati një përmirësim të ekonomisë dhe ulje të borxhit publik. Kemi pasur politikë stimuluese, ndërsa presim ecuri më të mirë të kredisë për këtë vit. Politika monetare luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit", u shpreh Sejko.