Transmetuar më 21-12-2016, 17:13

Lideri në tregun Austriak ka investuar 7,5 milion Euro në ndërtimin e dy  kinemave të reja multiplex, në Prishtinë dhe në Niš

Së bashku me Cineplexx International, operatori austriak kryesor i kinemasë po zgjeron më tej veprimtarinë e tij, në rajonin e Europës Juglindore.

Pas një periudhe ndërtimesh prej 6 muajsh, Cineplexx hap një tjetër kinema bashkëkohore me shumë salla, në qytetin e tretë më të madh Serb, qytetin e Nišës. Kinemaja ofron pesë salla dhe teknologjinë më të fundit të filmit.

Një tjetër hapje me rëndësi ishte edhe kinemaja e parë e grupit Cineplexx në Kosovë e cila u inagurua në 29 Nëntor në Prishtinë pas një periudhe 4 mujore punimesh. Gjashtë ekranet e kësaj kinemaje të  tipit ‘multiplex’ ofrojnë një kapacitet prej 1000 vendesh.  

Të gjitha ekranet janë të dixhitalizuara dhe të pajisura me teknologjinë 3D të projeksionit, si dhe sistemin më të fundit të zërit, Dolby; gjithashtu, ekrani më i madh siguron rezolucionin 4K dhe frekuencë të lartë vizuale të ekranit. 

 “Hapjet e reja në Niš dhe Prishtinë shënojnë një tjetër kapitull të ri në historinë tonë të suksesit në rajon, ku presim rreth 250,000 vizitorë çdo vit”, thotë Christof Papousek, CFO dhe partneri në Cineplexx International.  

Projekte të reja në zhvillim 

Kinemaja e Nišës është e katërta vendndodhje në Serbi. Në tre vitet e fundit, dy kinema Cineplexx janë hapur në Beograd dhe një në Kragujevac. Kinemaja me 11 salla në qendrën tregtare USCE në Beograd është aktualisht kinemaja më e madhe në Serbi.  

Krahas këtyre hapjeve me rëndësi disa projekte të tjera janë duke u zhvilluar njëkohësisht. Midis tyre është një projekt i cilësisë së lartë në qendrën tregtare “Belgrade Plaza” në Beograd – e cila do të jetë kinemaja e parë në rajonin e Europës Juglindore që do të ofrojë teknologjinë e projeksionit me lazer. Hapja e saj është planifikuar për në Prill të vitit 2017. 

Cineplexx International: Lider në tregun e rajonit të Europës Juglindore  

Që në fillim të zgjerimeve në vitin 2009, Cineplexx ka mundur të fuqizojë në vazhdimësi pozicionin e saj në Europën Juglindore. Në vitin 2011, grupi hapi kinemanë e parë në Kroaci, e cila u ndoq shumë shpejt nga zgjerimi në Serbi. Ndërkohë, Cineplexx është gjithashtu prezente në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Slloveni. Me hapjen e një kinemaje të re vitin e kaluar në Selanik, kompania hyri për herë të parë në tregun grek. “Kompania jonë është e pozicionuar mjaft mirë në këtë rajon dhe ne jemi lider të tregut në disa shtete. Kinematë janë jashtëzakonisht shumë të preferuara në Europën Juglindore. Rritja e numrit të qendrave tregtare, si rrjedhojë çon në konsiderimin e kinemasë si një element të pandarë argëtimi”, thotë Chrisof Papousek, CFO dhe partner në Cineplexx International, gjatë hapjes në Niš dhe në Prishtinë. Në pranverë të vitit 2017, Cineplexx do të bëhet operatori më i madh i kinemasë në rajonin e Ballkanit Perëndimor me në total 20 kinema në tetë shtete të Europës Juglindore.  

Kompania e filmit Constantin Shpk 

Kompania e distribuimit të filmit, Constantin Shpk u themelua në Austri në vitin 1951. Në vitin 2009, Cineplexx INTERNATIONAL Shpk nisi zgjerimin e saj në shtetet fqinje të Austrisë dhe kinemaja e parë jashtë Austrisë u hap në Bolzano, Tirolin e Jugut. Cineplexx gjithashtu mori përsipër një kinema në qendrën e qytetit të Zagrebit, duke vendosur kështu themelet për zgjerimin në Kroaci. Kinematë e mëtejshme Cineplexx u hapën në vitet 2011 dhe 2012 në Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Në vitin 2013 Cineplexx ngriti pesë kinema me shumë salla në Slloveni dhe kinemanë e parë me 7 salla në Shqipëri. Zgjerimi i fundit ishte ai i bërë në Nëntor të vitit 2016 me hapjen e kinemasë më shumë salla në Prishtinë. Sot, Cineplexx ëështe fuqimisht prezente në treg, me 40 kinema më shumë salla dhe 6 lokacione tradicionale në Austri, Kroaci, Serbi, Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Greqi dhe Itali, duke ofruar 291 ekrane. Në vitin 2015, fuqia punëtore e kompanisë përfshinte 1,300 punonjës, një xhiro vjetore prej 125 milion euro dhe numri i vizitorëve të Cineplexx arriti 12 milionë.