Transmetuar më 21-12-2016, 17:09

Gjendja emocionale nuk është ajo që do të dëshironit ju që jeni në një marrëdhënie, por këtë periudhe festash nuk doni të mendoni për gjëra negative. Beqarët nuk do jenë ende gati për të filluar një lidhje dhe nga ana tjetër nuk do e ndiejnë vetminë falë miqve. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk parashikohen probleme.

Dashi

Ndjeheni mjaft mirë në shoqërinë e partnerit/es sot, saqë do dëshironit të braktisnit punën dhe të qëndronit në shtëpi pranë njeri- tjetrit duke harruar botën e jashtme. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin, nuk do kenë fat për të krijuar një lidhje. Financat do jenë të mira.

Demi

Dashuria është kryefjala e ditës së sotme për ju të dashuruarit. Edhe pse ka shumë njerëz kundër ndjenjës tuaj, ju do të vazhdoni i vendosur në rrugën e zgjedhur. Beqarët nëse nuk duan të hedhin hapa të gabuar duhet të tregohen të duruar para se të vendosin për të ardhmen. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Po fajësoni partnerin/en për problemet tuaja kur në fakt duhet të shikoni nga vetja. Gjërat mund ti shihni në mënyrë më racionale. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe pa kuptuar do nisë t’ju rrahë zemra fort. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk parashikohen probleme.

Gaforrja

Jeni të favorizuar për marrëveshje apo udhëtime me njeriun e zemrës dhe do të dini ta shfrytëzoni në maksimum këtë mundësi që ju jepet. Beqarët do kenë disa takime interesante, por gjithsesi mirë do jetë të mos nxitohen për të hedhur hapa. Financat do i keni nën kontroll, mundësi të mira edhe për të shpenzuar.

Luani

Gjendja emocionale nuk është ajo që do të dëshironit ju që jeni në një marrëdhënie, por këtë periudhe festash nuk doni të mendoni për gjëra negative. Qëndroni pozitivë. Beqarët do jenë sensualë dhe do arrijnë të bëjnë për vete këdo që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar nëse i menaxhoni të ardhurat me kujdes.

Virgjëresha

Ditë e komplikuar përsa i përket ndjenjave dhe detyrimeve për ju të dashuruarit. Në shoqëri do të keni një mik që ju mbështet në idetë tuaja. Beqarët duhet t’i pranojnë të gjitha ftesat për takime dhe njohje të reja, por nuk duhet të nxitohen për të marrë vendime. Financat do jenë problematike, kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Diplomatë dhe mjaft të matur në sjellje sot do të zgjoni respektin e partnerit/es që deri dje nuk e ka besuar se mund ta bënit këtë lloj komunikimi. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat dhe të përshtatshme për të hedhur hapa që lidhen me të ardhmen e tyre. Financat nuk parashikohen problematike, gjithsesi kërkohet maturi nga ana juaj.

Akrepi

Në marrëdhënien tuaj në çift do të keni mjaft harmoni me njeri tjetrin dhe kjo gjë do të përkthehet dhe në projekte shumë të këndshme me të gjithë bashkë. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin e tyre nuk duhet të refuzojnë ftesat që do marrin për takime. Në planin financiar gjendjen do e keni nën kontroll.

Shigjetari

Keni një akumulim stresi sot për shkak të rrëmujës së ditëve të fundit në punën tuaj ashtu edhe në familje. Partneri/ja mund t’ju ndihmojë për të zgjidhur situatën. Beqarët do jenë të pushtuar nga ndjenja e mërzisë dhe nuk do kenë dëshirë të dalin në takime. Financat do arrini ti mbani nën kontroll falë menaxhimit tuaj.

Bricjapi

Nëse i keni idetë e qarta tregoni kujdes në ato që thoni që mund të bien në kundërshtim me idetë tuaja. Nuk jeni shumë oratorë të mirë. Beqarët nuk do jenë ende gati për të filluar një lidhje dhe nga ana tjetër nuk do e ndiejnë vetminë falë miqve. Financat do vijnë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë.

Ujori

Miqtë janë mbështetja më e mirë dhe ata që ju japin këshilla të sakta se si të kaloni një çështje zemre apo telashet me partnerin/en. Beqarët atëherë kur se presin do takojnë një person për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat do jenë goxha të mira edhe për të shpenzuar, nuk ka vend për shqetësime.

Peshqit

Sot nuk ndjeheni mirë nga gjendja shëndetësore dhe kjo do të ndikoje edhe në anën emocionale. Do të nervozoheni për gjërat më të vogla me njeriun e zemrës. Beqarët do realizojnë takime të rëndësishme sot dhe shumë prej tyre mund ta gjejnë veten edhe në një lidhje dashurie. Financat do jenë të mira, mund të kryeni shpenzimet e nevojshme./b.l/noa.al/

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit