Transmetuar më 20-12-2016, 13:12

Tre tramvaje në kryeqytetin grek Athinë përfunduan në gjendje të papërdorshme si pasojë e sulmeve me kokteje molotov.

Një grup personash në rrugën Patision në afërsi të lagjes Eksarhia ndaluan tre tramvajet dhe pasi kanë zbritur udhëtarët që ndodheshin brenda, derdhën lëndë djegëse dhe gjuajtën me kokteje molotov.

Pas zjarrit kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse, por mjetet e transportit publik janë shkatërruar.

Ndërkohë, policia ka marrë masa intensive të sigurisë në vend, ndërsa vendi i ngjarjes ka qenë i mbyllur për trafikun për disa orë.

Në lagjen “Eksarhia” shpeshherë ndodhin përplasje mes policisë dhe grupeve që e quajnë veten si “anarkistë kundër rendit”.