Transmetuar më 19-12-2016, 19:48

Shenja juaj e horoskopit zbulon edhe sjelljen tuaj, në gjendje të pirë.

Më poshtë keni të renditura sjelljet sipas shenjës:

 

1. Dashi

Fillon një sherr që nuk është gati ta mbarojë

Njerëzit e shenjës së dashit, nuk janë të përgatitur  për të përfudnuar një sherr, pasi e fillojnë vet atë. Ata janë të sunduar nga Marsi, planeti luftëtar dhe  temperamenti gjaknxehtë  del më shumë në pah nga alkooli. 

 

2. Demi

Përfundon sherrin që nis dashi

Demi është shenjë toke dhe besnik deri në fund. Ata janë të ashpër kur mbrojnë mikun e tyre dhe ndërhyn  për të ndihmuar  atë mikun idiot, kur ai del jashtë kontrollit.

 

3. Binjakët

Përdorin telefonin

Binjakët kur janë në gjendje te dehur, sipas intv.al dërgojnë mesazhe ndonjë personi që ka rëndësi për ta. Një ndër gabimet që ata bëjnë është përdorimi i telefonit në kohën e gabuar dhe kur bëhen esëll pendohen.

 

4. Gaforrja

Zhvishen në publik

Ekspertët thonë se personat e shenjës së gaforres, kanë tendencën të zhvishen në publik kur janë në gjendje të dehur. Ata konisderohen si shenja që e dëshiron shtëpinë shumë dhe mendojnë të jenë sa më rehat si në shtëpi.

 

5. Luani

Shkojnë në shtrat me një të panjohur

Njerëzit e shenjës së luanit, si shenjë e zjarrit që janë, nëse dikush e tërheq vërtet, nuk mendohen gjatë, por përfundojnë në shtrat me të. Pija i bën të jenë edhe më shumë vetvetja. Më pas, nuk i kushtojnë fare rëndësi këtij personi, sikur asgjë nuk ka ndodhur.

 

6. Virgjëresha

Vjellin në kuletën tuaj

Virgjëreshat edhe kur pinë, duan të jenë të sigurt që nuk po bëjnë ndonjë rrëmujë në vendin që ndodhen. Ata janë personat që kritikojnë më shumë nga shenjat e horoskopit dhe nuk duan që ta shohin veten e tyre duke u gjykuar nga të tjerët. 

 

7. Peshorja

Bëjnë paqe me dikë që kurrë nuk do e falnin

Për shkak të fiksimit të tyre të sëmurë për drejtësi peshoret e dinë mirë se kë duhet të falin, apo jo. Në gjendje të dehur, del më shumë në pah shpirti i tyre social dhe falin shumë edhe dikë që nuk e meriton.

 Ata janë të sunduar nga Venusi, planeti i dashurisë dhe e kanë të vështirë  për të mbajtur një pakënaqësi. Ditën tjetër, pendohen shumë!

 

8. Akrepi

Urinojnë në publik

Akrepi është i njohur për aftësinë e tij për të qenë misteriozë.  Kur janë në gjendje të dehur, duan të largohen sa më parë dhe më pas ndihen më të lire, duke urinuar rrugës për në shtëpi. 

 

9. Shigjetari

Përfundon i larguar nga qyteti

Shenja e shigjetarit njihet si më shumë pijedashëse dhe mund ta shohin veten në ndonjë autobus duke udhëtuar. Janë të udhëhequr nga Jupiteri dhe e kanë të madhe dëshirën për të ekploruar gjëra të reja.

 

10. Bricjapi

Nuk përfunojnë  lehtë të pirë 

Bricjapët janë shenja më e përgjegjshme e zodiakut. Ata e kanë shumë të lartë vetkontrollin dhe nuk e lënë veten e tyre të veprojnë bazuar te sasia e alkoolit që konsumojnë.

 

11. Ujori

Flasin

Shenja e ujorit kur është esëll është  e rezervuar dhe nuk i intereson të bisedojë shumë me të tjerët. Kur pijnë, ata pëlqejnë të flasin dhe të tregojnë frikërat e tyre më të mëdha.

 

12. Peshqit

Qajnë për çdo gjë

Peshqit janë të udhëhequr nga planeti i Neptunit dhe e kreativitetit. Ata janë më shumë të prirur për të pasur probleme me alkoolin dhe drogën. Pasi pijnë ata bëhen shumë të ndjeshëm dhe qajnë për çdo gjë.