Transmetuar më 18-12-2016, 19:07

Foto: Makina e Fatos Nanos

Një ndër politikanët më të famshëm në Shqipëri, por tërhequr prej kohësh nga politika, ish-Kryeministri Fatos Nano shfaqet rrugëve të Tiranës dhe Greqisë me këtë makinë luksoze.

Bëhet fjalë për Maserati Levante, një model i veçantë pasi del për herë të parë në modelin fuoristradë.

Vetë marka, Maserati është mjaft e rrallë në Shqipëri. Edhe më e rrallë është Levante, tipi më i ri i kësaj marke të famshme italiane.

Makina luksoze sipas të dhënave që publikohn në rrjet kushton midis 139 mijë deri 159 mijë dollarëve.

E sigurisht edhe këtë radhë, z.Nano ka kërkuar dhe ka marrë nga drejtoria e Targave, një targë të veçantë, por tashmë të zakonshme për të, 007.

Ashtu si i famshmi personazh hollivudian, Xhejms Bond, edhe politikani i famshëm shqiptar, është “i dashuruar” jo vetëm ndaj “nuses” së tij të re, Maserati Levante, por edhe ndaj targës dashuri e vjetër, 007.

Edhe makina e re, ka këto numra, ashtu si dhe numri i tij celular që edhe ai mbaron me “prefiksin” 007. 

Foto: Makina e Fatos Nanos

Në galeri shikoni disa foto të publikuara nga Maserati për makinën e saj Levante.