Transmetuar më 18-12-2016, 18:51

SEXUALITY/ Pyetjeve të lexuesve i përgjigjen mjekët specialistë me përvojë të gjatë në këto fusha. Ata i japin përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja, ndaj mos hezitoni të kërkoni edhe ju informacion, duke dërguar email tek [email protected]. Anonimiteti do të jetë i plotë, duke u publikuar vetëm gjinia dhe mosha juaj e vendbanimi, përveçse në rastet kur dëshironi të identifikoheni më shumë.

Çfarë është synetllëku dhe çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet mjeku kirurg plastik, Prof. Dr. Stefan Halkiti, nga Instituti i Andrologjisë në Athinë. Ky institut është qendra më e madhe dhe më e specializuar e andrologjisë në Greqi. Në më shumë se 27 vjet, Instituti Andrologjisë në Athinë ka kontribuar për diagnostikimin dhe trajtimin e më shumë se 15.000 pacientëve me çrregullime andrologjike dhe urologjike, duke kuruar shumë probleme seksuale.

Kërkimet shkencore dhe përvoja, janë kontributi i shkencëtarëve të specializuar, si dhe psikologë, psikiatër, urologë, gjinekologë, duke i dhënë zgjidhje sëmundjeve urologjike, sidomos të prostatës,

Çrregullimet seksuale, si p.sh. ereksionin e mashkullit dhe çrregullime në ejakulimi (orgazëm), çrregullime seksuale të gruas, p.sh. dhimbje gjatë raportit seksual, etj,,

steriliteti mashkullor dhe kirurgjia e jashtme e organit gjenital mashkullor.

Synetllëku është rrethprerja. Bëhet fjalë për lafshën që mbulon plotësisht ose pjesërisht organin gjenital të mashkullit.

Në botën myslimane është një rit i këshilluar dhe praktikohet gjerësisht. Djemtë që në moshë të vogël bëhen synet. Edhe meshkujt e rritur po ashtu.

Në botën kristiane synetllëku aplikohet rrallë. Meshkujt fëmijë e zbatojnë rrallë, varet nga vendimi i prindërve. Meshkujt e rritur, e aplikojnë vetëm kur e shohin të nevojshme apo u sugjerohet nga mjeku.

Përgjithësisht mjekët nuk kanë dallim në vlerësimin e tyre se synetllëku është i dobishëm për mashkullin.

Këshilla për ata meshkuj të rritur që nuk janë bërë synet, është që ata duhet të kuptojnë së pari nëse kanë shqetësime, dhimbje, irritim, etj. Ndaj një vizitë tek andrologu për të përcaktuar nëse duhet ndërhyrë me rrethprerje, është e këshillueshme nëse ndjeni shqetësime.

Ka deklarime të shumta që rrethprerja duke eliminuar lafshën e rrit madhësinë dhe gjatësinë e penisit. Parimisht nuk ka një provë shkencore që ta aprovojë këtë.

Megjithatë perceptimi është se duke qenë i bërë synet, vizualisht organi mashkullor duket lehtësisht më i madh në ereksion.

Gjithashtu ka thënie se meshkujt që janë bërë synet kanë një vonesë të arritjes në orgazëm.

Studimet nuk kanë gjetur baza për ta vërtetuar këtë.

Sakaq, ne këshillojmë fort që personat që vuajnë nga diabeti të bëhen synet, – pohon mjeku kirurg plastik, Stefan Halkiti, nga Instituti i Andrologjisë në Athinë. Kjo ndikon në ruajtjen nga mikrobet dhe ndihmon në lehtësimin e sëmundjes së diabetit.

Vijon…