Transmetuar më 18-12-2016, 00:19

Nëse nuk pyet, kurrë nuk mëson. Ndaj kjo nuk është një shaka. Por një porosi a këshillë, konsiderojeni si të doni, por nëse doni të jeni të qartë në jetën tuaj, bëjani atij, këto 16 pyetje mbi seksin, që më poshtë i rendit noa.al duke cituar një studim të plotë mbi raportet femër-mashkull dhe opsionet e jetëgjatësisë së tyre.

Sepse mundet që disa meshkuj të kenë mistere, të fshehin gjëra dhe pa i pyetur, ndoshta s’mund t’i marrësh vesh kurrë.

Ndaj që mos presësh kohë të tëra gjersa të mësosh gjëra, më mirë bëji pyetjet tani!

1. A e merr seriozisht një femër që përfundon në shtrat me ju që në natën e parë?

2. Kush është gjëja më e bukur që një femër të ka bërë gjatë një akti seksual?

3. Po gjëja më e keqe?

4. A të tremb fakti që femra me të cilën je lidhur mund të ketë pasur shumë lidhje, të dashur a dashnorë?

5. Si e sheh një femër 25 vjeçe, nëse ajo është ende e virgjër?

6. Nëse një femër do të ta dridhte me një tjetër a do t’ia falje dhe do ta vazhdonit raportin?

7. Me cilin pozicion të pëlqen më shumë ta bësh?

8. Të pëlqejnë më shumë femrat e mëdha në moshë apo më të vogla se ty?

9. Çfarë të brendshmesh të femrës të pëlqejnë më shumë?

10. A ke bërë ndonjëherë seks përmes internetit?

11. A do të shkoje me femra të tjera edhe pse je i dashuruar me partneren që je lidhur?

12. Kush është pika G te femra?

13. A do të pëlqente të bëje një treshe? Nëse do ta bëje një treshe do të pranoje që i treti të ishte një mashkull që e ka zgjedhur ajo?

14. A ke përdorur lodra seksi në shtrat?

15. A i rikthehesh lidhjeve të mëparshme duke pasur sërish akte seksuale?

Të gjithë këto pyetje, në fakt bazohen në fakte reale të jetës. Sepse ka plot raste që meshkujt krijojnë perceptim negativ për ato femra që u dorëzohen që në natën e parë. Kjo ndikon deri në vendimin e mashkullit për të mos e marrë seriozisht një lidhje me atë femër, duke e konsideruar si të përdalë, ose të kollajshme për “tu peshkuar”.

Disa gjëra sakaq, ndihmojnë në lidhje të konsoliduar. Ndaj pyetja e dytë mund të bëhet ashtu si dhe e treta për të kuptuar se si mund të bëhet raporti seksual sa më i mirë.

Në jetë kemi momentet tona, lidhjet tona, të kaluarën tonë. Por ajo nuk fshihet si me gomë dhe shpesh kur kemi përballë një lidhje që duket të jetë drejt seriozes, i frikësohemi faktit se kemi pasur një numër lidhjesh të mëparshme. Ndaj çdo femër me të kaluar të ngjashme, duhet ta pyesë partnerin me të cilin duket se do të lidhë jetën, që më parë, siç shihet te pyetja e katërt.

Sakaq, pyetja e pestë është e këshillueshme për ato femra që janë të virgjëra ose duan të kuptojnë si është perceptimi i partnerit të tyre për këtë kategori femrash. /noa.al/