Transmetuar më 16-12-2016, 19:54

Një pjesë e madhe e njerëzve e përdorin rrjetin social Facebook për t’i “spiunuar” të tjerët, duke mos e ditur se llogaria juaj në Facebook mund të zbulojë shumë rreth personalitetit tuaj.

Sipas hulumtimeve, aktiviteti juaj në Facebook zbulon shumë për personalitetin e një njeriu, duke përfshirë atë se sa kanë vetëbesim apo sa janë skizofrenë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se:

– Personat e zemëruar e përdorin Facebook-un për të kërkuar vëmendje nga të tjerët.

– Narcistët e përdorin për të treguar rreth arritjeve të tyre, dietave dhe ushtrimeve, si dhe për të kërkuar vëmendje përmes pëlqimeve të shumta.

– Personat e hapur, kureshtarë dhe kreativë, e përdorin kryesisht për tema intelektuale dhe politike.

– Personat e ndërgjegjshëm nuk postojnë shpesh, dhe kur e bëjnë këtë është kryesisht rreth fëmijëve të tyre.

– Personat me vetëbesim të ulët postojnë kryesisht partnerët e tyre.