Transmetuar më 16-12-2016, 15:46

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot vendim për shkarkimin e Ljubomir Maric, nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Vendimi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

Sakaq z.Mustafa vendosi emërimin në këtë detyrë të Mirjana Jetvic, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Kryeministria tha zyrtarisht se këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ajo nuk dha detaje të tjera lidhur me këtë lëvizje në qeveri.