Transmetuar më 15-12-2016, 21:42

Një studim i fundit që i është bërë një mostre toke marrë në planetin Mars, tregon se ai ka qënë dikur i banueshëm.

Sipas “Daily Star”, copa shkëmbore në Mars është marrë nga një robot, ndërsa analizat e mostrave tregojnë se në liqenet e dikurshme të planetit të kuq mund të ketë pasur jetë miliarda vite më parë.

Pavarësisht se hulumtimi i NASA-s tregon se në Mars kanë ekzistuar bazat për zhvillimin e jetës, ende nuk ka një dëshmi konkrete për të treguar se dikur ky planet ka qenë i banueshëm.