Transmetuar më 15-12-2016, 20:50

Një kryebashkiak në Bosnje Hercegovinë ka ndërmarrë një veprim për tu përshëndetur, ku ka kërkuar uljen e pagës së tij.

Kryebashkiaku i qytetit Bihac, Shuhret Fazlliç ka miratuar gjatë ditës së djeshme ndryshimin e pagës së tij, me ulje, ndryshe nga sa ndodh zakonisht.

Këshilltarët bashkiakë kanë vendosur që të rrisin pagat për punonjësit administrative të qytetit dhe kryebashkiaku ka kontribuar për këtë gjë.

Paga e tij është reduktuar me 40 për qind, duke hequr nga portofoli i tij rreth tre paga mesatare neto në Federatën Boshnjake.

“Më vjen turp që të kem të ardhura të tilla të mëdha në kohët e sotme. Ky është një mesash që të gjithë ne duhet të ndryshojmë qëndrim për sa i përket fondeve publike. Duhet të shpenzojmë në mënyrë modeste. Kjo është mënyra e vetme për të jetuar më mirë në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku.