Transmetuar më 13-12-2016, 19:53

Rënia e flokëve është një fenomen që haset tek njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive. Ajo lidhet kryesisht me kequshqyerjen, përdorimin e drogës, infeksionet e ndryshme, shtatzëninë apo nga faktorë të tjerë. Mund të mos ju ketë shkuar në mendje, por kapelja mund të jetë një nga shkaktarët e rënies së flokëve. Në thelb, një kapelë e ngushtë shkakton tërheqjen e flokëve, duke shkaktuar kështu humbjen e tyre si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Pra, lidhja midis një kapele të ngushtë dhe humbjes së flokëve është diçka të cilën duhet ta merrni në konsideratë. Përveç kësaj, koka ka nevojë për qarkullim të mirë për të sjellë lëndët ushqyese nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Për të shmangur këtë problem, i cili mund të bëhet shumë shqetësues, filloni të ndiqni një dietë të shëndetshme, të shmangni kapelen sa më shumë të mundeni, ose nëse nuk qëndroni dot pa të, zgjidhni një të lirshme. Zgjidhni një kapelë pambuku, që është e përshtatshme për sezonin. Material ii pambuktë lejon kokën të marrë frymë dhe e mbron atë nga dëmtimi i diellit, shkruan Shije. Ndërsa, një kapelë leshi e lirshme dotë ishte ideale për stinën e dimrit, sepse mban ngrohtë dhe mbron kokën nga thatësia. Pra, ideja se kapelja mund të shkkatojë rënien e flokëve është thjesht një mit, në fakt nuk është ashtu. Kjo shkon përtej kësaj, sepse ajo bëhet një faktor i jashtëm ndikues në humbjen e flokëve.