Transmetuar më 12-12-2016, 19:44

Tre djem, një prej të cilëve ende i mitur, janë arrestuar nga policia e Tiranës në kushtet e flagrancës dhe akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të mitur.

Bëhet fjalë për abuzim seksual me një vajzë 14 vjeçare nga Tirana, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Ajo sqaroi sonte në mbrëmje se ka arrestuar në flagrancë S. D., 17 vjeç, Seit D., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe Roxherso H., 19 vjeç, që të tre, banues në Tiranë. Ata akuzohen se kanë bërë seks në grup me vajzën e mitur. 

NOA zbardh pjesë nga hetimi dhe kapja e të dyshuarve. Tre djemtë janë konstatuar nga Shërbimet e Skuadrës Shqiponja në vendin e njohur “Fushë Prezë”, duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes Benz”.

Në vendin e parë të këtij mjeti ishte një vajzë e mitur, A. B., 14 vjeçe, banuese në Tiranë dhe drejtues 17-vjeçari S.D..

Drejtuesi i automjetit është konstatuar nën moshë dhe pa leje drejtimi. Edhe vajza që rrinte në vendin e parë ishte e mitur, pra, A. B., 14 vjeçe, banuese në Tiranë.

Është bërë shoqërimi i tre djemve dhe vajzës në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, ku nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas kishin kryer marrëdhënie me 14-vjeçaren A. B.

Në këto kushte, është bërë arrestimi në flagrancë i tre djemve, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Gjithashtu i mituri S. D. është proçeduar nga specialistët e Qarkullimit Rrugorë për drejtim i automjetit pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të tre djemve, si dhe për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” në ngarkim të adoleshentit S. D.

Në Shqipëri, ligji ndëshkon deri në shtatë vjet heqje lirie marrëdhëniet seksuale me të mitur, pavarësisht nëse janë kryer ose jo në kushte të dëshirës apo përdhunimit. Bashkëpunimi në të tilla vepra penale, shton rreziqet e dënimit më të rëndë. /noa.al/