Transmetuar më 12-12-2016, 19:43

Secili prej jush ka kaluar një periudhë jo të mirë në jetë.

Më poshtë renditen disa nga gjërat që duhet të bëni për ta kaluar sa më mirë. Në ditët e sotme po shtohen njerëzit që kalojnë në depresion për arsye të ndryshme, por gjërat që duhet të bëni kanë shumë rëndësi.

 

1. I thoni “jo” presionit

Kur jeni keq emocionalisht nuk duhet t’i  ushtroni presion vetes suaj. Ju keni shumë gjëra për të bërë, por qetësohuni pasi çdo gjë ka kohën e vet. Në këtë periudhë ju nuk keni motivim, prandaj merrni kohën tuaj dhe mos u nxitoni.

 

2. Merrni suportin nga miqtë dhe familja

Të keni suportin e familjes suaj dhe shoqërisë, është një ndër gjërat më të mira që mund të bëni në këtë periudhë të jetës suaj. Të marrësh ndihmën e tyre nuk është dobësi, por tregon karakter të fortë.

 

3. E nesërmja do jetë e mirë

Nëse ja thoni  këtë fjali vetes suaj, do jua rrisë optimizmin dhe do ndiheni mirë. Intv.al sqaron se pas një gjëje jo të mirë që ju ka ndodhur, do vijë shpejt diçka positive, shkruan Intv.al. Përpjekja për të ndryshuar situatën tuaj  jo të mirë, sjell shpresën se e nesërmja do jetë pozitive. Mos harroni se pas shiut, lind dielli.

 

4. Pranojeni situatën

Të pranosh situatën është një ndër gjërat më të mirat që mund të bëni. Mos u mundoni të gjeni fajtorin dhe të ndiheni keq me veten tuaj, pasi ajo që iku nuk kthehet më.