Transmetuar më 12-12-2016, 10:10

Shkup, 12 dhjetor 2016, NOA.al- Në një kohë që numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni po u vjen fundi, për shkak se kanë përfunduar mbi 99% e tyre, po projektohet edhe fituesi.

Partia VMRO-DPMNE e drejtuar nga Nikolla Gryevskui ka fituar 38.96% të votave, e ndjekur nga LSDM e Zoran Zaev, me 36.65%.

Sipas komisionit zgjedhor VMRO-DPMNE ka 388.761 vota, LSDM 368.144, BDI 75.122, Lëvizja “Besa” 49.225, Aleanca për Shqiptarët 30.501, dhe PDSH 26.975.

VMRO rezulton të ketë fituar 51 mandate deputeti, LSDM 49, BDI 10, Lëvizja “Besa” 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë dhe PDSH 2 deputetë.

Në raport me zgjedhjet e kaluara rezulton se partitë që përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni kanë humbur shtatë mandate deputetësh.

Ish- Kryeministri Nikolla Gruevski, i cili pritet të formojë sërish qeverinë, e cila varet nga partitë e shqiptarëve, deklaroi qysh mesnatën mes të dielës dhe të hënës fitoren për të dhjetën herë, duke thënë se VMRO- DPMNE udhëheq bindshëm./a.y/noa.al 

Zgjedhjet në Maqedoni, votat e marra nga partitë shqiptare. Gruevski: Qytetarët votuan të lirë

VMRO-DPMNE thotë se ka fituar zgjedhjet në Maqedoni, “për herë të dhjetë”

Opozita në Maqedoni thotë se ka fituar në zonat urbane

Zgjedhjet në Maqedoni, rezultat dërrmues për shqiptarët me 100 mijë vota më pak

Mbyllen zgjedhje në Maqedoni, pjesëmarrje e lartë në votime