Transmetuar më 12-12-2016, 07:29
Publicitet

Shkup, 11 dhjetor 2016, NOA.al- VMRO-DPMNE prin rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura të dielën në Maqedoni, duke shënuar kështu humbjen e partive shqiptare.

Ndërkohë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar rreth 94% të numrit të votave të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Nga kjo përqindje, partitë shqiptare rezultojnë me këto vota: BDI ka marrë rreth 80 mijë  vota, Lëvizja BESA rreth 54 mijë, Aleanca 33 mijë dhe PDSH rreth 30 mijë.

Sipas këtyre rezultateve rezulton se shqiptarët kanë votuar opozitën, e cila po të ishte e bashkuar pritej të kishte 117 mijë vota, ose rreth 40 mijë vota më shumë se Partia e Ali Ahmetit.

Ndërkohë VMRO-DPMNE qysh mesnatën e lënë pas doli me deklaratë duke shprehur fitoren e dhjetë me radhë.

Lideri i VMRO, Nikola Gruevski në një dalje të vonë mbrëmjen e së dielës uroi qytetarët  për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

“Qytetarët votuan dhe e thanë mendimin e tyre. I falenderoj të gjithë votuesit, sepse ata kontribuuan që Maqedonia të kalojë zgjedhjet në një atmosferë demokratike. I falenderoj posaçërisht votuesit e VMRO-së, sepse nga rezultatet e deritanishme, udhëheq bindshëm ndaj LSDM. Kjo është fitorja e dhjetë me radhë dhe për të dhjetën herë me radhë, u dënua LSDM. U mbështet Programi i VMRO-së dhe do të punojmë që kjo mbështetje të realizohet tërësisht. Ditët në vazhdim, do të ndalim krizën dhe do të diskutojmë koalicionet”, tha ai.

Në vijim shtoi se LSDM pati mbështetje të fuqishme nga elektorati shqiptar./a.y/noa.al

VMRO-DPMNE thotë se ka fituar zgjedhjet në Maqedoni, “për herë të dhjetë”

Opozita në Maqedoni thotë se ka fituar në zonat urbane

Zgjedhjet në Maqedoni, rezultat dërrmues për shqiptarët me 100 mijë vota më pak

Mbyllen zgjedhje në Maqedoni, pjesëmarrje e lartë në votime

Loading...