Transmetuar më 12-12-2016, 00:25

Koalicioni "Për jetë në Maqedoni", i udhëhequr nga LSDM-ja tha pas mesnatës duke nisur e hëna se udhëheq në Shkup, Manastir, Kumanovë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Gostivar dhe Dibër.

"E tërë kjo flet se në dukje është fitore e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë", tha bartësi i listës së kandidatëve në Njësinë e gjashtë zgjedhore, Petre Shilegov. 

Simpatizantët e LSDM-së pas thirrjes nga shtabi partiak u nisën drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të festojnë.

Sipas 90 për qind nga të dhënat e përpunuara nga qendra analitike e LSDM-së, nga 51 mandate deputetësh kanë fituar edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja 8, BESA 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH-ja 2 vende.

Sipas njësive zgjedhore, në Njësinë e parë zgjedhore LSDM-ja ka fituar 10 mandate të deputetit, VMRO-DPMNE-ja 8, në Njësinë e dytë zgjedhore dy partitë më të mëdha maqedonase kanë nga nëntë vende të deputetit, në Njësinë e tretë zgjedhore VMRO-DPMNE-ja ka fituar 11, ndërsa LSDM-ja 9 mandate, në Njësinë e katërt zgjedhore është baraz, respektivisht nga 10 mandate.

Ndërsa baraz është edhe Njësinë 5, ku të dy partitë kanë nga nëntë mandate, ndërsa në NJZ 6 LSDM-ja dhe VMRO-ja kanë nga katër mandate të deputetit.