Transmetuar më 11-12-2016, 23:56

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit shqiptarët dolën të dërrmuar.

Nga numërimi i 65 për qind të votave, të gjitha partitë e bllokut shqiptar kanë marrë rreth 105 mijë vota, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në zgjedhjet e vitit 2014 vetëm BDI-ja kishte 150 mijë vota, ndërkaq PDSH-ja mbi 60 mijë vota dhe një numër të konsiderueshëm të votave parti tjera më të vogla.

Nga 64.81% të vendvotime të numëruara, BDI ka marrë 45025 vota, Rilindje me Besë 27131 vota, Aleanca për Shqiptarët 17283 dhe PDSH 15862 vota.

Në bazë të këtyre rezultateve shqiptarët do të kenë rreth 17 apo 18 mandate apo rreth 100 mijë vota më pak. 

Mbyllen zgjedhje në Maqedoni,pjesëmarrje e lartë në votime