Transmetuar më 10-12-2016, 19:34

Aktualisht është një ndër emrat më të bujshëm të muzikës në Greqi.

Naya, këngëtarja me origjinë nga Shqipëria, shkëlqeu në Mad Aëards të këtij viti me një performancë fantastike në këngën e saj “Oksigjen”.

E pas këtij suksesi, ka ardhur dhe një rrëfim i Naya. Vajza bukuroshe ka treguar se ka vuajtur vazhdimisht racizmin antishqiptar të shprehur ndaj saj në Greqi.

Naya rrëfeu për mediat greke se është shqiptare, u lind në Himarë dhe prej shumë vitesh jeton në Greqi.

Ajo thotë se nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj nga Shqipëria, por këtë fakt e ka vuajtur, nga përballja me bullizmin, pra fyerjet e vazhdueshme nga shoqëria.

“Nuk e kam problem të tregoj origjinë time. Nuk kam as pse të turpërohem. Por në shkollë jam ndeshur shpesh me fyerje për shkak se kisha lindur në Shqipëri. Kurrë nuk u kam dhënë rëndësi këtyre fyerjeve dhe i kaloja në heshtje”, – tregon Naya e cila nuk fsheh faktin se ka vuajtur psikologjikisht nga rrethanat që krijoheshin për shkak të këtyre fyerjeve të padrejta.

Naya ka dhe një mesazh për të gjithë: “Për mua, rëndësi ka që njerëzit të më shohin si njeri dhe jo të ndikohen nga origjina ime”. /noa.al/