Transmetuar më 10-12-2016, 19:19

Mediat qendrore greke publikojnë vazhdimisht orët e fundit të dhëna që sugjerojnë se ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka punuar vite më parë si striptiste në klube nate të kryeqytetit grek.

Raportimet janë se zonja Kodheli, sot 52 vjeçe, ka punuar në klub nate në Singru. Kjo është një zonë e njohur e Athinës ku ndodhen pjesa më e madhe e lokaleve të natës, kryesisht striptizmi, erotike, si dhe sheshi ku qëndrojnë më së shumti homoseksualët dhe lesbiket.

Të dhënat që nxjerrin mediat greke sugjerojnë se Mimi Kodheli, 25 vjet më parë, pra në fillim të viteve ’90, ka qenë kërcimtare klubesh nate në Singru. Gazetari grek Kristos Kaputcis, citohet në mediat greke të ketë evidentuar këtë fakt sipas tij.

Më tej, shkruajnë mediat greke, Kodheli shkoi në SHBA ku vazhdoi studimet për marrëdhënie ndërkombëtare. Më pas u përfshi në politikë në kampin e majtë dhe sot është ministre e Mbrojtjes.

Lidhur me këto publikime, ka reaguar zonja Kodheli. Ajo doli me një imazh të ish kryeministres britanike Margaret Theçer, e njohur si “Zonja e hekurt” dhe me një thënie të saj, për mënyrën si i përgjigjet sulmeve me bazë politike.

Reagimi i mbështetësve të zonjës Kodheli në rrjetet sociale ishte i shpejtë. Ata e nxisin ministren të mos tërhiqet nga detyra e saj dhe e cilësojnë si një grua dinjitoze dhe të respektueshme. “Racizmi grek nuk mund të cenojë bijën e shqipes”, – thekson një komentues në imazhin e publikuar nga Kodheli. Ndërsa një tjetër, i kërkon Kodhelit që të mos reagojë vetëm si individ por edhe si ministre e Mbrojtjes. /noa.al/