Transmetuar më 10-12-2016, 19:03

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në Itali me protagonistë shqiptarë, ku në debat e sipër një burrë dyshohet se ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten dhe vajzën.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Terni.

50-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë një thikë në kuzhinë dhe ka goditur me thikë të shoqen disa herë.

Vajza e çiftit, 23-vjeçe e cila ka qenë prezente gjatë momentit të konfliktit, ka tentuar që të ndalë të atin por është goditur gjithashtu me thikë.

Policia ka mbërritur në banesën e familjes shqiptare, pas njoftimit nga fqinjët, duke arrestuar autorin.

Policia ka gjetur në vendngjarje një thikë të madhe të mbuluar me gjak, ndërsa nënë e bijë kanë marrë plagë në krahë dhe duar. 

Mediat vendase raportojnë se gruaja dhe vajza janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën./noa.al/