Transmetuar më 10-12-2016, 18:47

Një i ri shqiptar i cili kërkohej në Greqi për seria krimesh të rënda, është arritur të vihet në pranga nga policia e atjeshme, e cila e cilësoi sukses të jashtëzakonshëm operacionin për futjen e tij në qeli.

Djali 29-vjeçar nga Shqipëria, nuk dihet se kë ka emrin e vërtetë, pasi përdorte të paktën 10 emra dhe mbiemra të ndryshëm.

NOA.al ju sjell foton e personit të shumëkërkuar.

Policia greke tha se i riu me 15 emra ka mbiemrin më të mundshëm Heqimi që korrespondon dhe me mbiemrin që kanë babai i tij Gëzim dhe nëna e tij, Natali. 

Emrat që përdorte i riu shqiptar, ishin Demir, Arben, Orges, Jorgo, Erion, Jani, Mario, etj. Ndërsa mbiemrat, Heqimi, Grabova, Lala, Noti, Papa, etj.

Heqimi është dënuar në mungesë për pengmarrje dhe gjobëvënie, ndërsa dyshohet edhe si autor i vrasjes së një 39-vjeçareje greke.

Po ashtu Heqimi shihet si personi që tentoi të shpërfytyronte duke i hedhur acid një avokatit të njohur grek, Pavlo Saraki. 

Autoritetet greke citohen në mediat e Athinës të deklarojnë se 29-vjeçari Heqimi ka qenë anëtar i një organizate që vendoste gjoba ndaj bizneseve në Athinë dhe rrethinat e saj. Kjo organizatë komandohej prej disa kriminelëve më të rrezikshëm në vend.  Në këtë organizatë bënin pjesë edhe agjentë të policisë, të cilët u arrestuan në disa operacione të zhvilluara vitet e fundit.  Shqiptari, sipas policisë greke, përdorej për të frikësuar personat me të cilët krerët e organizatës kishin përplasje, ose iu zhvatnin shuma të mëdha parash me kërcënime dhe shantazhe.