Transmetuar më 10-12-2016, 16:48

Këngëtari Louis Tomlinson, pjesëtar i grupit “One Direction”, ka përjetuar ndarjen më të hidhur të jetës, pasi nëna ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare.

Johannah Deakin, u nda nga jeta të mërkurën që lamë pas, pas një beteje me leuçeminë.

Deklaratën, për largimin nga jeta të Johannah Deakin , e ka dhënë bashkëshorti i saj Dan i cili tha se ishte shumë e vështirë për t’i dhënë lamtumirën.